Situatë e qetë pas tërheqjes së KFOR-it

Jul 30, 2011 | 10:09
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Gjatë natës së kaluar situata në veri të Kosovës ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Qytetarët serbë janë shpërndarë pas tërheqjes së KFOR-it nga Rudare, ndërkohë që në disa vende vazhdon të ketë barrikada.

Ura mbi Ibër, e cila dje ishte mbyllur për qarkullim, tash është e hapur për qytetarë dhe automjete, ndërkohë pritet hera e dytë që komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka premtuar për heqjen e barrikadave të serbëve të rebeluar, por nuk dihet nëse kjo do të ndodhë sot apo gjatë ditëve në vijim.

Dje, Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler dhe përfaqësuesi i serbeve Borisllav Stefanoviç kanë arritur një marrëveshje për tu tërhequr nga Rudara.

Kosovapress raportone se trupat e KFOR-it janë tërhequr nga fshati Rudare, pasi nuk ishin lënë të kalojnë nga një trumë e madhe e serbëve, të cilët ende vazhdojnë te mbajnë rrugën të bllokuar.

Në mbrëmje forcat e KFOR-it e kanë bllokuar urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke ndaluar kalimin e makinave dhe këmbësorëve nga të dy anët e Mitrovicës.

Situata gjate te premtes

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, njofton agjencia e lajmeve Kosovapress. Sipas të njëjtave burime thuhet se tashmë forcat e KFOR-it që kanë marrë në kontroll pika kufitare 1 dhe 31, I kanë bllokuar ato edhe për këmbësorët.

Ndërkohë, vazhdojnë bosedimet për largimin e barrikadave në rrugë të vendosura nga serbët, pasi ende nuk është arritur një marrëveshje.

Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, ka kërkuar nga protestuesit që kanë vënë barrikada se nëse KFOR-i do të fillojë me forcë largimin e protestuesve, atëherë këta të fundit nuk duhet të rezistojnë, por duhet largohen vullnetarisht.

Më herët, KFOR-ri kishte vënë një ultimatum për largimin e barrikadave deri në orën 16:00.

Mediat e Kosovës, raportojnë se gjithnjë e më shumë serbë janë duke u tubuar në afërsi të Jarinjës, të cilët po qëndrojnë ulur, e disa edhe të shtrirë në rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura