Situata në veri, Berisha takon Thaçin në Dhërmi

Jul 31, 2011 | 18:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Sali Berisha i ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi. Dy kryeministrat e takuan sot në një drekë punë, në jug të Shqipërisë, në Dhërmi. Mësohet se në qendër të bisedës së tyre ishte situata e krijuar së fundi në veri të Kosovës.

Mbështetjen për vendimin e qeverisë së Kosovës për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovës, dhe marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, kryeministri Berisha e kishte shprehur edhe pak ditë më parë në një konferencë për shtyp.

“Mbështesim operacionet e qeverisë së Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të fallangave të serbo-mëdhenjve në kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se fantazma e Serbisë së Madhe paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin në rajon”,- shprehej kryeministri Berisha.

Ai ka dhene mbeshtetjen e plote te qeverise se drejton per Prishtinen zyrtare, duke vleresuar embargon e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, jo sepse është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, por se ky është një vendim i imponuar prej qeverisë serbe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura