Situata në Kosovë, Ban Ki- Moon apel për qetësi

Jul 30, 2011 | 16:06
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- Moon ka bere apel per rivendosjen e qetesise dhe te sigurise ne Kosove. Gjate takimit te sotem me ministrin e Punëve të Jashtme te Kosovës, Enver Hoxhaj në Nju Jork ai  shprehu domosdoshmërinë për siguri në Kosovë dhe përshëndeti rolin shumë pozitiv të KFOR-it në përmbushjen e këtij synimi.

“Ftoj të gjitha palët që kontribuojnë në qetësim të situatës. Përkundër që mund të ketë ndarje brenda të Këshillit të Sigurimit për çështje të caktuar lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e mbështesin stabilitetin dhe paqen në Kosovë”, ka thënë Ki-Moon.

Ai ka theksuar se është shumë me rëndësi që t’i dëgjojë qëndrimet e të dy palëve dhe ka mirëpritur takimin me ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Duke folur për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, ministri Hoxhaj ka akuzuar Serbinë për krijimin e tensioneve ndëretnike në veri të Kosovës në 12 vjetët e fundit.

“Djegia e pikave kufitare, dhuna dhe tensionet e krijuara, janë veprime mbrapa të cilave në mënyrë të drejtpërdrejt qëndron Qeveria e Serbisë, e cila këto 12 vjetet e fundit përmes strukturave paralele ka rrezikuar paqen dhe stabilitetin brenda Kosovës. Dhe ka punuar në mënyrë intensive që ta minojë shtetësinë e Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai më tej ka thënë se veprimet e fundit të ndërhyrjes agresive të Qeverisë së Serbisë brenda territorit të Kosovës janë të influencuar nga deklaratat e 6 muajt të fundit të zyrtarëve serb.

“Ndërhyrja agresive e Qeverisë së Serbisë, përmes strukturave paralele në Kosovë janë pjesë e një agjende politike dhe publike e prezantuar 6 muajt e fundit nga vet presidenti Tadic dhe gjithë zyrtaret serb për ndarje të territorit të Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka thënë në takim me Sekretarin e OBK-së, Ban Ki Moon se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nuk duhet të shihen të izoluar, por janë pjesë e një agjende politike të Serbisë për ndarje të një pjesë të territorit të Kosovës dhe inkorporimin e saj në Serbi.

“Ndarja e Kosovës e rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera të rajonit, duke përfshirë vet Serbinë. Në asnjë formë, në asnjë kohë, në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk do të lejon një gjë të tillë. Kufijtë në Ballkan janë çështje e mbyllur. Dhe gjithë popujt duhet të punojnë për një të ardhmen evropiane”, ka thënë Hoxhaj.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka sqaruar se Serbia në këto tri vitet e fundit ka qenë e papenguar për të eksportuar mallra në Kosovë, derisa Kosovës kjo e drejtë i është mohuar.

Ministri Hoxhaj ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës respekton vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar kryesuesin e Këshillit të Sigurimit, udhëheqësin e misionit gjerman, Peter Viting, si dhe delegacione tjera të shteteve anëtarë të Këshillit të Sigurimit. (kosovapress)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura