Sirianët të uritur, therin luanin e kopshtit zoologjik për ushqim (foto)

Nov 29, 2013 | 20:56
SHPËRNDAJE

Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale tregon rebelët sirianë të cilët shfaqen duke therur një luan të marrë nga kopshti zoologjik, pas përpjekjeve të dështuara për të gjetur ushqim.

Si pasojë e urisë, aktivistët e të drejtave të njeriut pohojnë se sirianët po shkojnë drejt këtyre zgjidhjeve. Fotografia, e cila ende nuk është vërtetuar 100% tregon tre burra të cilët qe sapo kane theru kafshen.

Lidhur me fotografinë ka patur edhe sugjerime të tjera. Disa thonë se njerëzit po përpiqen të marrin lëkurën e kafshës për ta përdorur si mbulojë, ndërsa të tjerë thonë se luani kishte ngordhur para se të gjendej nga njerëzit.

Dyshimet vijnë pasi banorë të zonave të prekura nga lufta civile, duke përfshirë edhe zonën lindore të Ghouta prej nga mendohet se vjen fotografia,  janë raportuar mungesa të theksuara ushqimesh.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura