‘Siria’, Obama kërkon lejen e Kongresit për sulm. MJ: Mbështesim çdo veprim të SHBA e NATO

Aug 31, 2013 | 20:55
SHPËRNDAJE

UPDATE- Presidenti i SHBA,  Barack Obama, kërkoi autorizimin e Kongresit për ndërhyrje ushtarake në Siri.

  Gjatë fjalimit që mbajti në Shtëpinë e Bardhë, Obama deklaroi se SHBA-ja duhet të ndërmarrë aksion ushtarak, por është me rëndësi që të ketë debat dhe votim në Kongres, i cili mblidhet më 9 shtator.

Ndërkohë, SHBA-ja pohon se raportet e saj të shërbimeve inteligjente sugjerojnë se Qeveria siriane ka kryer sulme me armë kimike më 21 gusht, ku kanë vdekur 1429 persona.

Obama tha se nderhyrja ushtarake në Siri do të ishte e limituar për nga kohëzgjatja, por e fuqishme për të parandaluar sulmet e mëtejshme me armë kimike.

Sipas tij, nderhyrja ushtarake mund të ndodhë në çdo kohë, nesër, javën e ardhshme ose në një të ardhme të afërt.

“Nuk mund të bëjme sikur nuk shohim atë që ndodhi në Damask, ku u vranë gra e fëmijë”, theksoi presidenti Obama.

Por, pavarësisht nga përgjigja e Kongresit, për apo kundër sulmit në Siri, Obama, si komandant suprem ka autorizim që të urdhërojë sulmin pa miratimin e Kongresit.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimit Putin, deklaroi se do të ishte e pakuptimtë nëse Qeveria siriane do t’i provokonte kundërshtarët e vet me sulme kimike, ndersa kërkoi nga SHBA-ja dëshmi për përdorimin e armëve kimike. 

Rama: Mbeshtetje deklarates se Obames 

Kreu i PS-se dhe kryeministri i ardhshem Edi Rama eshte shprehur ne mbeshtetje te plote te deklarates se presidentit amrikan. “Mbeshtetje e plote per deklaraten e Presidentit Obama per parimet e lirise dhe rendin nderkombetar”- shkruan Rama ne profilin e tij ne FB, pak kohe pas deklarates se Obames. 

Shqiperia: Mbeshtesim SHBA dhe NATO-n

Shqiperia shprehet e gatshme te mbeshtese cdo veprim te SHBA dhe NATO ne Siri.

Deklarata eshte bere nga Ministria e Puneve te Jashtme, e cila ben apel per për marrjen e masave per t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë sirian.

“Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria – ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, – ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratën për mediat. 

Sipas saj, të dhënat e fundit të bëra publike nga Sekretari Amerikan, John Kerry, që dëshmojnë me fakte të pakundërshtueshme përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian, duhet të vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme dhe të vendosura ndaj këtyre veprimeve të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit.

Berisha: Rruga e vetme,tejkalimi i vetos së KS
“Rruga e vetme per te mbrojtur OKB-ne dhe Karten e saj universale eshte tejkalimi i vetos se KS, ndeshkimi shembullor i atyre qe kryejne krime kunder njerezimit, genocide me arme te shfarosjes ne mase apo mjete te tjera”. Keshtu shkruan ne profilin e tij ne FB, kryeministri Sali Berisha, duke reaguar per situaten e krijuar ne Siri. 

Sipas Berishes, diktatori sirian al-Asad, ka perdorur gazin nervin dhe ka helmuar per vdekje mbi 1400 femije, gra, burra, civile te pambrojtur ne lagjet e Damaskut, nderkohe qe ne mungese te ndeshkimit te tij, OKB me Keshillin e Sigurimit te saj do te shnderrohej ne mburoje boterore te regjimeve mizore diktatoriale.

Berisha thekson se SHBA duhet te vendosin vlerat universale te misheruara ne Kushtetutat e tyre dhe Karten universale te OKB-se mbi veton arbitrare te KS.

Postimi i plote

Te dashur miq, deri sa te perdoret veto ne Keshillin e Sigurimit per te mbrojtur regjime kasapesh ndaj kombeve te tyre, rruga e vetme per te mbrojtur OKB-ne dhe Karten e saj universale eshte tejkalimi i vetos se KS, ndeshkimi shembullor i atyre qe kryejne krime kunder njerezimit, genocide me arme te shfarosjes ne mase apo mjete te tjera.

Siç faktojne prova shume te qarta, diktatori sirian al-Asad, ka perdorur gazin nervin dhe ka helmuar per vdekje mbi 1400 femije, gra, burra, civile te pambrojtur ne lagjet e Damaskut. Ne mungese te ndeshkimit te tij, OKB me Keshillin e Sigurimit te saj do te shnderrohej ne mburoje boterore te regjimeve mizore diktatoriale.

Prandaj ne besojme se SHBA, si vendi me pergjegjesi kryesore per paqen dhe sigurine ne bote, por edhe vendet e tjera te lira, kane te drejte dhe duhet te vendosin vlerat universale te misheruara ne Kushtetutat e tyre dhe Karten universale te OKB-se mbi veton arbitrare te KS dhe t’i japin vendosmerisht ndeshkimin e merituar regjimit te Sadamit te ri qe perdori gazin kunder qytetareve te vet. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura