Siri, rrafshim i banesave në zonat rebele

Jan 31, 2014 | 13:38
SHPËRNDAJE

Një raport i grupit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, “Human RightW”, thuhet se qeveria siriane ka shkatërruar qëllimisht mijëra shtëpi të banuara. Raporti bazohet në pamjet satelitore dhe u referohet shtatë rasteve konkrete shkatërrimi në shkallë të gjerë, me eksplozivë dhe buldozerë në zonat e marra nga opozita, në Damask dhe Hama, gjatë periudhës 2012-2013. Në raport thuhet se shkatërrimi i shpejtë i pronës civile dhe ndëshkimi kolektiv përbën krim lufte. Pamjet nga satelitët, videot e publikuara online dhe dëshmi të banorëve sugjerojnë se rrafshimet janë kryer nga forcat qeveritare. Në raportin e titulluar “Rrafshim deri në gërmadhë” krahasohen pamjet e tanishme në zonat ku dikur qëndronin pallate të larta të kthyera në gërmadha. Sipas “Human Rights Watch”, mijëra familje kanë humbur shtëpitë si rezultat i këtyre shkatërrimeve. Grupi i të drejtave të njeriut kërkoi nga qeveria siriane që t’u japë fund menjëherë shkatërrimeve që shkelin ligjin ndërkombëtar, si dhe të kompensojë sirianët që la të pastrehë. Raporti i referon një kërkesë edhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ta shqyrtuar këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Në një reagim të zyrtarëve sirianë thuhet e ndërtesat u shkatërruan pasi ishin të paligjshme. Raporti u publikua në kohën kur përfaqësues nga qeveria dhe opozita siriane po negociojnë armëpushimin në Gjenevë të Zvicrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura