Sipërmarrësi me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu shpall kandidaturën për eurodeputet në zgjedhjet europiane

May 7, 2024 | 16:04
SHPËRNDAJE

Muharrem Salihu, biznesmeni i njohur me origjinë shqiptare do të kandidoje për eurodeptet në zgjedhjet e ardhshme europiane.

Muharrem Salihu-kandidat

Salihu jeton prej 20 vitesh në Itali, ndërkohë që si sipërmarrës  shprehet se: ‘kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian”.

Me tej biznesmeni shton se: “Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave”.

“Unë jam Muharrem Salihu – Marco, një sipërmarrës italian me origjinë shqiptare, i cili ka qenë gjithmonë i përfshirë në jetën sociale.

Kam gati njëzet vjet që jetoj në Itali dhe kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian.

Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave.

Lufta kundër pabarazive dhe padrejtësive sociale në nivelet më të larta bën të mundur jo vetëm rritjen e mirëqenies së njerëzve, por edhe parandalimin e konflikteve dhe luftërave që vazhdojnë të përgjakojnë tokën tonë sot”- shprehet ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura