Sinani dhe Gjystja në Bruksel për të fituar para, jo për negociata

Nov 30, 2013 | 16:59
SHPËRNDAJE

Brukseli është fjala dhe lajtmotivi i ditës në politikën shqiptare, si një çelës magjik që hap të gjitha dyert e parajsës. Politikanët tanë ikin e vijnë në Bruksel, fjalitë fillojnë me “Bruksesli kërkon që….”.

Kaq shumë flitet për Brukseslin këto kohë, meqë jemi në prag të marrjes së rekomandimit për statusin, sa na është kthyer në “makth” si vend. Na duket vetja të gjithëve si para një provimi të vështirë për të cilin nuk jemi të sigurt a kemi studiuar mjaftueshëm.

Vetëm për Sinan Hoxhën dhe Gjyste Vulajn, Bruksesli është sinonim i qejfit, relaksit dhe, mbi të gjitha, i parave. Dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore kanë qenë të ftuar pak ditë më parë nga komuniteti shqiptar i këtij vendi për të dhënë koncerte me rastin e festave të nëntorit. Nga fotoja duket që ia kanë kaluar shumë mirë.

Panorama PLUS/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura