Simone i DWS: “Dhëndër shqiptar? E pse jo?”

Apr 30, 2011 | 12:58
SHPËRNDAJE

Balerini italian, Simone Pigliacelli (22 vjeç), ka dy muaj që është vendosur në Tiranë, për shkak të spektaklit “Dancing with the stars”. Atij i pëlqen Tirana dhe jeta këtu. Në një intervistë për “Panorama plus”, Simone flet mbi eksperiencën e re në këtë spektakël, për partneren Agnesa Vuthaj  dhe shumë gjëra të tjera.
Çfarë të joshi më shumë për të pranuar ftesën e Tiranës?
Kur mua më kanë propozuar ofertën për në Tiranë, sinqerisht kam pranuar pa hamendje, kontratën e kam nënshkruar më vonë. Kjo tingëllon e çuditshme, por ka dy vite që unë punoja intensivisht në Itali dhe me të vërtetë dëshiroja të ndërroja vend, dhe thashë të shohim se çfarë del në një tjetër vend…
A ju pëlqen Agnesa?
Agnesa është me të vërtetë një vajzë e bukur dhe do të ishte qesharake për të thënë jo, më duhet të them se unë nuk mund të ankohem në këtë program, kanë dhënë për mua shumë. Faleminderit shumë.
Si ju duket në kërcim?
Agnesa është duke bërë përparim të madh dita-ditës, sepse ajo i kushton aq shumë rëndësi dhe përpiqemi për të dhënë tek publiku më të mirën, vetëm për të arritur qëllimin tonë.
Për çfarë tjetër bisedoni me Agnesën gjatë provave?
Gjatë javës, praktikisht jemi gjithmonë në prova, sepse orët janë të shumta dhe për këtë arsye ne jemi së bashku, shkojmë për të ngrënë bashkë ose në kafe ikim bashkë, sepse ndryshe do kishim devijuar nga gara, e cila merr shumë energji.
Edicionin e parë të “Dancing with Stars”, një tjetër balerin italian (Mirko) bëri për vete një prej vajzave shqiptare, mendoni se mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me ju?
Agnesën shpesh e pyes se si mund të flasim më shumë, sepse anglishtja ime nuk është e shkëlqyer. E di që edicionin e kaluar është bërë një çift dhe mund të them se shpesh ndodh, pasi në kërcim afërsia e personave bëhet me trup, dhe them se nuk dihet çfarë mund të ndodhë në jetë, por gjithçka duhet të kuptohet.
A e imagjinoni veten si dhëndër shqiptar?
Në qoftë se lind një marrëdhënie, atëherë duhet të provohet, sepse nuk kushton asgjë që dy njerëz të jenë të lumtur.
Cili ju pëqen tjetër në kërcim?
Unë jam një fans i madh i Big Bastës, ka energji të mjaftueshme për të kërcyer dhe më mbush me gëzim, sepse ai është një person vërtet i madh. Por më pëlqejnë dhe të tjerët, sepse jemi duke punuar së bashku në një sfidë të vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura