“Si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin”- Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për segmentin Milot-Fier: E kanë në majë të gjuhës…

Jul 2, 2020 | 15:02
SHPËRNDAJE

Pas kritikave të opozitës se kostoja PPP e projektit Milot-Fier do të kushtojë shtatë herë më shtrenjtë se autostrada që lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën ka reaguar kryeministri Edi Rama.

rama 3

Përmes një shënimi në Twitter, Rama shprehet se “ata që fjalën vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin”.

Rama tha se ka mbetur i pafjalë kur ka dëgjuar gjuhën e turpshme, me të cilën personat që duan të qeverisin Shqipërinë sulmuan projektin ende pa nisur gara ndërkombëtare.

Postimi i plotë:  

Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP

LEXO EDHE: 

“Projekt grabitqar”- Tabaku për segmentin Milot-Fier: Kostoja e PPP për këtë rrugë, 7 herë më e shtrenjtë se autostrada që lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura