Shtyhet “Dajti”, avokati: S’kam njohuri

Feb 28, 2013 | 11:59
SHPËRNDAJE
Dritan Dajti në gjyq

TIRANE – Seanca e 197-të në radhën e seancave gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit te Krimet e Rënda dështoi dje, po për shkak të mbetjes pa mbrojtje të të pandehurit. Prej më shumë se një viti, ky është shkaku i vetëm që mban në ngërç procesin ndaj Dajtit, të akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës në vitin 2009. Në seancën e djeshme, gjykata citoi një deklaratë të avokatit Vasil Shëngjergji, mbrojtës i njoftuar nga gjykata për të mbrojtur interesat ligjore të Dajtit. Në deklaratë avokati shprehej se nuk kishte njohuritë e duhura për çështjet penale, ndaj lutej të mos parashikohej si mbrojtës i mundshëm. Deri tani, gjykata ka njoftuar më shumë se 50 avokatë,
por asnjëri prej tyre nuk ka marrë përsipër mbrojtjen e Dajtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura