Shtraus Kan pritet me duartrokitje

Aug 31, 2011 | 11:06
SHPËRNDAJE

“Më vjen shumë keq”, kështu u shpreh ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, në një fjalim para kolegëve të tij në FMN. Kjo ishte vizita e tij e parë në zyrat qendrore të FMN-së, qëkur dha dorëheqjen nga organizata monetare për shkak të akuzave seksuale të ngritura kundër tij nga një pastruese në hotelin “Sofitel” të Nju Jorkut.  Shtraus Kan, 62 vjeç, u takua me pasardhësen e tij, bashkëkombësen franceze Kristine Legarde në zyrat e Uashingtonit. Kur hyri në FMN, ish-punonjësit e tij e pritën me duartrokitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura