Shtraus-Kan ndahet nga gruaja pas 20 vjetësh martesë

Jun 29, 2012 | 18:47
SHPËRNDAJE
Dominik Shtraus Kan, ne gjykatë me bashkëshorten

Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Shtraus-Kan dhe gruaja e tij An Sinkler raportohet se janë ndarë pas 20 vjetësh martesë.

Mediat franceze raportuan se Sinkler, një trashëgimtare e pasur dhe gazetare, i kishte kërkuar Shtraus-Kanit, pothuaj një muaj më parë, që të largohet nga banesa e tyre në qendër të Parisit.

Shtraus-Kan, 63 vjeçar, është nën hetime në Francë nën dyshimet se është përfshirë në një rrjet të dyshuar prostitucioni.

Vitin e kaluar, ai u arrestua në Nju Jork nën akuzat se ishte përpjekur ta dhunojë një shërbyese hoteli.

Skandali e detyroi atë të japë dorëheqje nga funksioni i tij në FMN dhe t’i japë fund ambicieve për të garuar për presidencën franceze.

 

Sinkler, edhe ajo 63 vjeçare,  i qëndroi atij pranë vitin e kaluar.

Që nga janari Sinkler punon si redaktore e versionit francez të faqes së internetit Huffington Post, që e ka selinë në SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura