Vrau të dashurën greke, gruan e një gazetari të njohur. Identifikohet autori, Arti Janka

Nov 30, 2013 | 16:08
SHPËRNDAJE

Autori i ngjarjes, Janka( foto marre nga mediat greke)
PATRA- Mediat greke, duke iu referuar te dhenave te policise bejne me dije se autori i vrasjes se 43 vjecares greke, nene e nje femije 10 vjec eshte shqiptari Arti Janka.

Shtetasi 33 vjeçar pas krimit eshte vetedorezuar ne polici dhe ka bere pohimet e tij lidhur me ngjarjen.

Diten e hene pritet qe ai te dale para trupit gjyqesor per akuzat qe rendojne mbi te, vrasje me dashje.

Mediat greke kane publikuar edhe nje foto te tij, duke sqaruar se eshte foto e marre nga profili i tij ne FB.

Ngjarja
Një shqiptar ka vrare me thike nje grua 43 vjecare, nene e nje femije 10 vjecar, me te cilen ka pranuar se kishte nje lidhje te fshehte.

Mediat greke, duke raportuar ngjarjen bejne me dije se shqiptari eshte dorezuar ne polici mengjesin e sotem, duke pranuar krimin.

Ai pohoi se kishte një marrëdhënie me viktimën për 18 muajt e fundit, kohe gjate se ciles ai punonte ne lokalin e gruas dhe ndihmonte ne shtepine e saj me ndonje pune.

Sipas ekspertizes se mjekut ligjor, viktima eshte goditur me thike ne shpine dhe ne gjoks.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura