Shqiptarët në qeverinë e re maqedonase

Apr 30, 2014 | 14:15
SHPËRNDAJE

Fitorja e partisë së Kryeministrit aktual Nikolla Gruevski në Maqedoni si forcë e parë politike, nuk mund të hidhet poshtë pas rezultatit të madh në zgjedhje, por atij i duhet patjetër një partner qeveritar për të arritur shumicën. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se BDI-ja këtë herë ka arritur rezultate të mëdha, me katër mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara dhe se duhet të jetë pjesë e qeverisjes. Ndërsa partia e dytë më e madhe shqiptare në vendin fqinj, PDSH, edhe pse ka shënuar rezultat të dobët me vetëm 7 mandate, nuk ka përjashtuar përfshirjen e saj në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE. Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, edhe pas shpalljes së rezultateve theksoi se do të vazhdojë negociatat për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE. Vendimi i Gruevskit pritet në ditët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura