“Shqipëria, e dyta në botë për azilkërkues nën 18-vjeç”- Kreu i LRI: Që vendi të jetojë, duhet të ndalim shpopullimin një orë e më parë! Ky është edhe prioriteti i PL

May 3, 2024 | 14:51
SHPËRNDAJE

Kreu i LRI, Kristian Kina me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një raport e cili tregon se Shqipëria është vendi i dytë në botë për azilkërkues nën moshën 18 vjeç.

kinaa

Ai shprehet se Shqipëria po shpopullohet me ritme të larta dhe që vendi të jetojë kjo duhet të ndalet një orë e më parë.

Kina shton se ky është edhe prioriteti më i madh i Partisë së Lirisë, Shqipëria me 4 milion shqiptarë plus.

Postimi i plotë:

Shqipëria, e dyta në botë për  azilkërkuesit nën 18 vjeç❗️

Një tjetër statistikë alarmante vjen nga EUROSTAT, përsa i përket shpopullimit të Shqipërisë!

Sipas të dhënave më të fundit, Siria renditet e para në botë me 266 kërkesa për azil në vendet e BE, për 10 mijë banorë.

Ndërsa, fill pas saj, renditet Shqipëria me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqiperia ndiqet nga Eritrea, një vend diktatorial në Afrikë që ka një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë. Më pas, vjen Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë, Iraku me 38 azilantë dhe Somalia me 32.

Nga statistikat shihet qartë që, jo vetëm renditet e dyta në botë por ka dhe një diferencë tejet të madhe me vendet pasardhëse.

Të dhënat për Sirinë janë të kuptueshme sepse ajo është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, prej 4 vitesh dhe kjo çon në një emigrim masiv.

Por nga Shqipëria pse ikin me një ritëm kaq të lartë të rinjtë minorenë?

Pse largohen, nqs ky vend është me të vërtetë siç propagandohet, me rritje ekonomike, me shanse të barabarta, me mirëqënie,demokraci dhe meritokraci?

E pra, këto statistika e çjerrin maskën e Rilindjes dhe gjithë botës i tregojnë se sa keq qeveriset sot Shqipëria!

Që Shqipëria të jetojë, duhet të ndalim shpopullimin, një orë më parë!

Pikërisht ky është Prioriteti kryesor i Partisë sē Lirisë…Shqipëria me 4 milion shqiptarë +

441271809_7812180322159442_91619301691275985_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura