Shqipëria drejton Kartën SHBA-Adriatike

Sep 30, 2014 | 12:32
SHPËRNDAJE

Në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kryesoi takimin e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike dhe Kartës SHBA-Baltike, ku u theksua kontributi që Shqipëria, Kroacia dhe SHBA-të japin në mbështetje të aspiratave për anëtarësim euroatlantik të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Gjeorgjisë. Ky takim u mbajt nën drejtimin e kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut dhe iu kushtua kontributit të vendeve pjesëmarrëse në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike: Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe ato të Kartës SHBA-Baltike; Estonia, Letonia, Lituania dhe Gjeorgjia, si dhe ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Hoyt Yee.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura