Shpronësimet e Bulevardit, banorët protestë para Bashkisë

Apr 30, 2014 | 17:16
SHPËRNDAJE

Pamje nga protesta e sotme

TIRANE- Banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës kanë protestuar pasditen e sotme para Bashkisë së Tiranës. Dhjetra banorë janë mbledhur për të protestuar, duke kërkuar ndryshimin e çmimit të shpronësimit të tokës dhe vlerës së shtëpive të tyre.

“Toka është e shenjtë, mos u tallni me të”, apo “Larg nga pronat tona”, ishin disa nga thirrjet që u shpalosën në protestën.

Banorët kërkojnë që pronat e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut, dhe disa herë i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndryshojë vendimin për shpronësimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura