Shpërthen makina në Vlorë, plagoset drejtuesi

Aug 31, 2013 | 11:50
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Policisë së Vlorës
VLORE- Drejtuesi i nje automjeti ka mbetur i plagosur kur makina me te cilen udhetonte ka shperthyer. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën ‘Transballkanike’, të qytetit të Vlorës. 

Sipas te dhenave te para mesohet se automjeti qe ka shperthyer eshte tip ‘Benz ML’ me targë AA663FB dhe dyshohet se shperthimi mund te jete realizuar me dinamit.

Drejtuesi i mjetit u identifikua si shtetasi Ermal Bajrami, banues ne Babice te Madhe, i cili u transportua ne spital per te marre mjekimin e nevojshem. Fillimisht ai deklaroi se quhej Bashkim Bajrami. 

Policia e Vlores permes nje njoftimi per shtyp ben me dije se si rezultat i shpërthimit është dëmtuar lehtë vetëm shtetasi i mësipërm dhe automjeti në pjesën e përparme të tij.

“Në momentin e shpërthimit automjeti ka qënë duke ecur në sens të kundërt me atë rrugës (kundravajtje). Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi i posacëm hetimor i cili aktualisht është duke marrë në pyetje personin e dëmtuar. 
Po punohet për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si rezultat i ndonjë defekti në automjet apo si pasojë e shpërthimit nga lëndë plasëse”, thuhet ne njoftimin për shtyp te policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura