Shpendi: Nuk më duket e sinqertë Eldora

Mar 30, 2013 | 16:45
SHPËRNDAJE

Ai ka deklaruar se është i divorcuar dhe ka një vajzë, ndërsa Eldora rrëfen se ka pasur një lidhje, por tani është single. Në një talk-show të improvizuar nga Shpendi, të gjithë duhej të jepnin mendimin e tyre mbi tradhtinë, ndërkohë që Eldora shfaqet shumë konservatore në këtë temë. Më pas, ajo komentohet nga banorët dhe vetë Shpendi si një vajzë që bie në kundërshtim me veten, sepse po të ishte kaq fanatike, nuk do pranonte të futej në krevatin e Shpendit. Por ky i fundit mendon se kjo mund të jetë edhe një strategji e saj ose edhe sekreti i saj. Me një fjalë, të gjithë banorët janë bërë me ‘hije’ nga njëri-tjetri, falë sekreteve që mbart secili prej tyre.

Banorët: Nuk do pranonim të shkonim me Brad Pitt apo Megan Fox
Në talk show-n e improvizuar nga Shpendi, ai i pyet banorët nëse do ta tradhtonin partnerin për një natë aventure me idhullin e tyre, p.sh. vajzat me Brad Pitt dhe djemtë me Megan Fox. Jonilda dhe Olta, shumë sportive, spontane dhe të sinqerta, e pranojnë që po, do ta bënin, ndërsa të tjerët refuzojnë duke e argumentuar se nuk ia vlen të shkosh një natë me një njeri të famshëm se ai nuk të ofron asgjë më shumë se partneri që ke… Tingëllon pak e pabesueshme, por gjithsesi, në këto raste duhej shtruar ndryshe pyetja: “A do pranonte Brad Pitt dhe Megan Fox t’ua varnin qoftë edhe për një natë banorëve tanë të Big Brother?!”


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura