Shpati: Pas “Dancing”, destinacioni im është Brazili

Feb 26, 2011 | 14:05
SHPËRNDAJE

Shpatin së shpejti do kemi mundësi ta shohim dhe si kërcimtar tek spektakli “Dancing with the stars Albania”, ku është cilësuar një ndër kandidatët më të fortë të kësaj gare. Se si do ia dalë këngëtari, pritet të shohim kur të përfundojë spektakli. Pranë tij gjithmonë do të jetë dhe bukuroshja Afërdita Dreshaj, kurse në shtator pritet që të dy të vizitojnë Brazilin, ku Shpati do të përkrahë moralisht të fejuarën në “Miss Universe”. Këngëtari, përveç angazhimeve të shumta që ka, nuk ndalon së ndihmuari talentët e rinj në sferën e muzikës, së shpejti pritet të publikohen dhe bashkëpunimet e reja.
Jeni vendosur në Tiranë për spektaklin e radhës, çfarë ju joshi për të marrë pjesë në garë kërcimi?
Është një eksperiencë e bukur dhe vallëzimin e kam pasur në shpirt çdo herë.
Përveç çmimit të madh që do të ndahet, ka edhe honorar për këtë punë?
Po, ka edhe honorar.
Do ju shoqërojë edhe Afërdita në Tiranë, kush do përkujdeset për shpenzimet tuaja gjatë qëndrimit këtu?
Për shpenzimet përkujdeset stafi i “Dancing with the stars”, Afërdita do jetë shumicën e kohës me mua por dhe në lëvizje për punët e saja.
Është Shpati kërcimtar i mirë?
Le të vlerësojë juria dhe publiku!
Çfarë prisni nga ky spektakël?
Një eksperiencë të bukur, dhe mos ta zhgënjej publikun dhe fansat e mi.
Mendoni se do ndodh e njëjta gjë me fituesit siç ndodhi tek edicioni i kaluar?
Mendoj që fituesi do dalë ai që e meriton.
Pas spektaklit çfarë oferta keni në muzikë?
Si çdo herë, këngë dhe klipe të reja, po ashtu edhe bashkëpunime.
Po ju do e shoqëroni Afërditën në Brazil?
Patjetër.
Prisni suksesin e njëjtë të Afërditës edhe atje?
Çdo herë shpresoj dhe besoj te sukseset e Afërditës.
Jeni ndër artistët e paktë, që ndihmoni këngëtarët e rinj, na thuaj deri më tani sa këngë keni realizuar me ata?
Mundohem t’i përkrah dhe t’i ndihmoj talentet e rinj, kam bërë mjaft këngë, por do bëj edhe disa bashkëpunime që priten të dalin së shpejti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura