Shpërndahet paqësisht protesta e shoferëve, Kalaja: Vetëm fillimi, javës tjetër më të fuqishme

Feb 28, 2014 | 20:00
SHPËRNDAJE

Gjate protestes se sotme para Kryeministrise
UPDATE- Protestat e drejtuesve të mjeteve 8+1 do të vazhdojë të mërkurën ose të enjten në kryeqytet.

Protesta e sotme është mbyllur rreth orës 16:35, ndërsa kreu i Sindikatave të Pavarura Shqiptare, Gëzim Kalaja tha se të hënën do të jepen udhëzimet për protestat e rradhës, të cilat do të mbahen të mërkuren ose të enjten.  Ai tha se në protestat e ardhshme nuk do të jenë kaq protestues, por shumë më tepër, pasi do të jenë familjarët dhe studentët që do t’i bashkohen tubimit. 

Kalaja tha se do të protestohet para parlamentit të Shqipërisë, të cilit do t’i kërkohet të zgjidhet çështja.  Ai i bëri thirrje protestuesve që të shpërndahen paqësisht, ndërsa iu drejtua kryeministrit, Edi Rama se protesta sapo ka filluar.

“Protesta e ardhshme do të jetë më e fuqishme të mërkurën dhe të enjten. Mos harro se të mërkurën vjen në Tiranë, Stefan Fule, ndërsa të enjten presidenti i Italisë, Napolitano.”- theksoi Kalaja.

****

Pas deklarates se ministrit te Transportit, Edmond Haxhinasto, qe ne emer te qeverise u shpreh i vendosur per zbatimin e ligjit dhe jo transport ne kaos, protestuesit shprehen te vendosur te qendrojne ne shesh.

Kreu i Sindikatave të  Pavarura, Gëzim Kalaja i ka bere thirrje kreut te qeverise, Edi Rama per nje takim mes paleve dhe arritjen e nje pakti me sindikaten ne emer te protestuesve.

Ai ka deklaruar se Rama nuk mund te lere veten te quhet kryeministri qe le 20 mije familje pa buke, nderkohe qe deklaraten e Haxhinastos e ka quajtur te papergjegjshme.

Ai ka deklaruar se protesta e sotme eshte vetem fillimi, do te pershkallezohen protestat dhe do bllokohen te gjitha akset, nderkohe qe ai mund te nxjerre tanket e te shtype popullin e tij. 

“Ju moret persiper punesimin e shqiptareve dhe ata ju dhane voten ne kete shesh jane anetare te shtabeve elektorale tuaja, qe ju dhane voten. Duhet te arrojme nje marreveshje per kete proteste qe eshte proteste e bukes”- tha Kalaja, duke akuzuar qeverine per cinizem dhe arrogance kunder kerkesave.

Ai ka ftuar gjithe shqiptaret te behen pjese e protestes se drejte,  nderkohe qe ka akuzuar qeverine dhe policine per ushtrim dhune dhe bllokim te dhunshem te protestuesve, duke i penguar te jene pjese e saj.

“Ministrat tuja te mos japin urdhera ushtarake, por te dialogojme”- tha Kalaja.

Pas perplasjeve me policine per shkak te automjeteve qe nuk u lejuan te ishin pjese e protestes, drejtuesit e mjeteve 8+1 kane nisur marshimin drejt Sheshit “Nene Tereza”.

Kreu i Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja ka ftuar protestuesit te nisen drejt sheshi per nje proteste paqesore. “Meqenese u ndaluam nga policia, si jemi te gjithe, megjithese sot do te merrnin pjese qindra njerezit, si jemi, do te grumbullohemi te Sheshi “Nene Tereza” per te protestuar ne menyre paqesore. Ne kerkojme buken, marreveshje me qeverine, ne kohen qe nenshkruhet marreveshja perfundon protesta, nuk jemi mbledhur ketu per doreheqjen e kryeministit apo ndonje ministri, jemi per te zgjidhur problemet mes dialogut”- tha Kalaja.

Perplasjet me policine

“Perplasje” mes protestuesve dhe policise ne zonen e Ekonomikut dhe “Zogut te Zi” ne Tirane.

Policia nuk lejon qe drejtuesit te futen se bashku me mjetet e tyre, duke kerkuar qe ato te parkohen ne perfieri te qytetit, sipas zonave nga vijne.

“Furgonet nuk jane tanke qe te rrezikojne qeverine, ato jane mjetet e punes se ketyre njerezve, ndaj eshte e palogjikshme qe te mos lejohen. Do te jemi ne shesh se bashku me mjetet”- tha Kalaja.

Ne Rrugen e Elbasanit ne Tirane, forcat speciale me skafandra në duar kanë tentuar të hapin rrugën. Protestuesit kërkojnë të hyjnë në Tiranë së bashku me furgona.

Deputeti i PD-se, Boci dhe Kalaja negociojne me policine
Tre deputetë të PD, Flamur Noka, Ridvan Bode dhe Luciano Boci u janë bashkuar shoferëve protestues. Ata janë mbledhur tek zona para fakultetit Ekonomik dhe janë ulur në tokë në shenjë proteste.

Policia:  Ja vendet e parkimit. Garantojme proteste te qete

Bazuar në shkresën e ardhur nga Bashkimi i Sindikata të Panvarura, Policia e Tiranës ka patur kontakte në vazhdimësi me drejtues të sindikatës, duke u garantuar zhvillimin normal të protestës.

Po ashtu Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë masa për zhvillimin  normal të protestës, në drejtim  të mbarëvatjes së saj dhe qarkullimit rrugor, duke mos cënuar zhvillimin normal të saj.

Nga kontaktet e vazhdueshme, janë përcaktuar vendet e parkimit për furgonat (8+1) dhe pjesëmarrësit në këtë protestë, ku vend parkimit duhet të kryhet: në afërsi të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe Fusha e Zezë në qytetin “Studenti Tiranë”.

Kalaja: Rama te reflektoje

Kreu i Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, ka deklaruar per mediat se policia rrugore dhe ajo e rendit kane blindur akset rrugore per te mos lejuar grumbullimin e protestuesve ne Tirane.

“Thirrje gjithe qytetareve te mbeshtesin protesten, qe te marre rrugen e zgjdihjes dhe te mos kete asnje konflikt. I bej thirrje kryeministrit dhe qeverise te reflketoje lidhur me kerkesat e protestuesve, ata jane ne proteste per buken e gojes”- tha ai, duke shtuar se asnje nga perfaqesuesit e maxhorances nuk kane shpehur mbeshtetjen per kete proteste.

Nderkohe qe policia ka njoftuar se garanton mbervajtjen e protestes, por shton se protestuesit do te kejohen te futen pa mjetet e tyre.

Mengjesin e sotem drejtuar te ketyre mjeteve nga gjithe vendi jane nisur me destinacion Tiranen per te protestuar, sikunder kishin lajmeruar qe me pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura