Shkup, alarm i rremë për bombë në ministrinë e Ekonomisë

May 31, 2013 | 16:19
SHPËRNDAJE
Ministria e Ekonomise

Një alarm i rremë për bombe ka alarmuar sot Ministrinë e Ekonomisë në Shkup. Televizioni Alsat-M ka raportuar se të gjithë punonjësit janë evakuuar për disa minuta.

Në vendngjarje kanë arritur forcat speciale anti-terrorizëm, të cilët kanë kontrolluar objektin e Ministrisë dhe objektet rreth saj.

Alarmi ka rezultuar i rremë, ndërsa  të punësuarit në Ministrinë e Ekonomisë janë kthyer në vendet e tyre të punës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura