Shkuan për pushime, por u zhdukën, 3 turistët gjenden të vdekur në një pus në Meksikë! U qëlluan me plumba në kokë

May 6, 2024 | 8:15
SHPËRNDAJE

Trupat e tre turistëve të zhdukur prej disa ditësh janë gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës. Raportohet se ata janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në kokë, thanë autoritetet.

turiste

Vëllezërit australianë Jake dhe Callum Robinson, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan Jack Carter Rhoad, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa shkuar për të bër surfing në Ensenada.

Të afërmit e tre viktimave identifikuan trupat e tyre të dielën pasi udhëtuan në Meksikë për të ndihmuar autoritetet. Sipas zyrtarëve, të rinjtë dyshohet se u vranë nga disa grabitës që donin t’i vidhnin mjetin e tyre, por ata rezistuan, tha prokurorja e shtetit të Baja California, Maria Andrade.

Trupat e tyre u gjetën në një pus të thellë 4 m rreth 6 km nga vendi i sulmit në qytetin e Santo Tomas të premten. Aty pranë u gjetën tenda të braktisura, një kamionçinë e bardhë e djegur dhe një telefon që i përket një prej viktimave.

Një trup i katërt u gjet në pus, por qëndronte aty prej një kohe më të gjatë dhe nuk kishte lidhje me rastin, thanë zyrtarët.

Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje direkte ose indirekte në sulm. Baja California është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës për shkak të bandave lokale të drogës.

Por zona Ensenada, rreth 120 km në jug të kufirit SHBA-Meksikë, konsiderohet më e sigurt dhe ka tërhequr prej kohësh turistë nga Kalifornia. Vrasjet kanë ngjallur frikë dhe zemërim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura