Shkrirja e rrjetit agjenturor, Berisha: Akt tjetër antishtet i Edi Ramës

Jan 31, 2014 | 18:39
SHPËRNDAJE

Sali Berisha

Një akt tjetër antishtet të Edi Ramës, e ka cilësuar ish kryeministri, Sali Berisha zhdukjen e rrjetit te agjentëve të policisë kriminale të vendit. Në një mesazh në Facebook, ish kreu i qeverisë thekson se me anë të një akti të papërgjegjshëm, Rama ka urdhëruar dhe shkrirjen e rrjetit agjenturor që bashkëpunon me oficerët e  saj në mbarë vendin.

“Kështu Shqipëria bëhet vendi i parë në botë pa rrjetin e vet të agjentëve të policisë kriminale dhe i lënë kështu dorë të lirë krimit. Me këtë akt të mirëfilltë antishtet të Piktorit dështak shpjegohet inkurajimi i madh i revanshit të krimit në Shqipëri dhe rënia dramatike e fuqisë zbuluese të autorëve të veprave penale nga Policia këto muajt e fundit. Keto janë shokët e krimit!”- thekson Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura