Shkresa e Çuçit: Ndarja e re territoriale është miratuar

May 31, 2014 | 10:21
SHPËRNDAJE

Ministri Çuçi duke paraqitur hartat e qeverisë në Kuvend
Ministria për Çështjet Vendore kërkon mendimin e bashkive që do të shkrihen për emrin e ri të njësisë vendore pas miratimit të hartës së re territoriale.

|Panorama” shkruan sot se më 23 maj ministri Çuçi ka shpërndarë në 384 njësitë vendore ndarjen e re që është miratuar në komisionin e posaçëm parlamentar, ku kërkon të zgjedhin përmes alternativash se cilin prej emrave do të ketë njësia e re që do të krijohet.

“Në kuadrin e zbatimit të reformës administrative-territoriale, komisioni i posaçëm parlamentar për reformën administrative-territoriale ka miratuar propozimin për hartën e ndarjes së re administrative- territoriale të Republikës së Shqipërisë. Për sa më sipër dhe duke u bazuar në nenin 68, pika 1 dhe 3 e ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore’, kërkohet mendim me shkrim për propozimin e riorganizimit administrativ- territorial të njësisë suaj vendore, sipas propozimit që gjeni bashkëngjitur”, thuhet në letrën që mban firmën e ministrit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi.

Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama.

ADI SHKEMBI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura