Shkelje me vlerë 16,9 milionë euro, KLSH padit ish drejtorin e Autoritet Portual Durrës

May 30, 2014 | 17:29
SHPËRNDAJE

UPDATE- Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi sot se ka kallëzuar penalisht në Prokurori ish Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës (APD), bashkë më 4 ish drejtorë të drejtorive përkatëse në këtë autoritet. Po ashtu janë kallëzuar edhe katër nëpunës të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Masat kanë ardhur pas një auditimi që KLSH ka bërë për veprimtarinë ekonomike-financiare të APD-së, për periudhhën 01.09.2010 deri më datën 31.10.2013.

Sipas KLSH-së, referuar shkeljeve të konstatuara nga ky auditim dhe të trajtuara më hollësisht në raportin përfundimtar të auditimit, vlera e fondeve të menaxhuara në kundërshtim me dispozitat ligjore arrin në vlerën 2.35 miliard lekë ose 16,9 milion Euro.

Shkeljet kryesore të trajtuara në këtë raport auditimi kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit në:
-zhvillimin e procedurave për dhënien me koncension të një pjese të aktivitetit të APD-së,
-zbatimin e kontratave me subjektet private që operojnë në Autoritetin Portual Durrës,
-procedurat e prokurimeve për investime (blerje mallrash dhe shërbimesh) si dhe zbatimin e kontratave respektive,
-administrimin e vlerave materiale financiare të APD-së,
– përfitimin e padrejtë nga ana e punonjësve të MPPT-së, si pasojë e pagesave të kryera ndaj tyre nga shoqërive të ndryshme koncensionare për hartimin e dokumentacionit të procedurave koncensionare, etj

Pas gjetjeve të auditimit, KLSH ka rekomanduar një sërë masash për përmirësimin e punës në Autoritetin Portual Durrës, ndërsa një kopje e raportit përfundimtar  dhe materiale të tjera shoqëruese do t’i dërgohet ILDKPKI-së, për të verifikuar ekzistencën e konflikteve të mundshme të interesit për ish-drejtuesit e APD-së në raport me subjektet koncensionare që operojnë në këtë autoritet.

 RAPORTI I KLSH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura