Shisnin diploma, ndjekje penale për 2 persona

Feb 29, 2012 | 21:20
SHPËRNDAJE

Dy persona do të ndiqen penalisht ne gjendje te lire, për dhënie të diplomave universitare.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasit Hajrie Hanelli dhe Vani Niçka u jepnin diploma te rregullta personave që nuk kishin mbaruar arsimin përkatës, kundrejt një shume prej 12 mijë euro.

Në bazë të një hetimi 6 mujor me metoda speciale, policia ka mundur që nëpërmjet operacionit të koduar “Ekonomisti” të zbulojë dhe skemën e dhënies se diplomave per deget Juridik dhe Ekonomik.

Nga kjo skemë raportohet sa kanë përfituar rreth 10 persona. Diplomat jepeshin nën logon e një universiteti privat, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura