Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve, 1 i vdekur

Jan 31, 2012 | 18:34
SHPËRNDAJE

Përleshjet midis grekëve dhe shqiptarëve në një kafene kanë përfunduar me një të vdekur pasditen e së martës  në Stylida.

Siç raportojnë mediat greke, një grup shqiptarësh që po pinin ne nje lokal janë konfrontuar me një grup shtetasish grek që po rrinin pak më tutje tyre.

Pronari i lokalit mësohet se i ka përzënë nga lokali. Ndërkaq shqiptarët janë rikthyer në lokal të armatosur, dhe pasi kanë mallkuar dhe kërcënuar atë, raportohet se edhe kanë qëlluar me armë mbi të.

Në këto kushte, pronari i lokalit ka rrëmbyer një armë gjahu që ishte në kuzhinën e  lokalit duke qëlluar, për pasojë ka mbetur i vrarë njëri prej shqiptarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura