SHBA: Shqipëria, vend i sigurt për investimet tona

Mar 31, 2012 | 13:14
SHPËRNDAJE
Meta me senatorin Corker

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vijuar takimet e radhës në SHBA. Meta takoi në Senatin Amerikan senatorin Bob Corker, anëtar i Komisionit të Jashtëm. Biseda është përqendruar mbi investimet amerikane në Shqipëri, kryesisht te burimet natyrore në shtetin tonë. Meta dhe Corker kanë ndarë qëndrimet e njëjta se duhen intensifikuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Meta siguroi Corker se Shqipëria është një vend i sigurt për investimet amerikane në Shqipëri, ndërsa palët theksuan se statusi kandidat do të inkurajonte investimet e huaja në Shqipëri. Ndërkaq, Meta është pritur në takim edhe nga bashkë-kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, senatori Benjamin Cardin. Gjatë takimit, Meta vlerësoi vëmendjen që SHBA u kushton të drejtave të njeriut dhe forcimit të demokracisë në Shqipëri, si dhe informoi senatorin Cardin për zhvillimet e fundit politike, duke nënvizuar klimën pozitive të krijuar gjatë muajve të fundit. Kreu i LSI-së vlerësoi gjithashtu edhe ndihmën e SHBA në kuadër të OSBE/ODIHR-it për arritjen e standardeve më të larta elektorale përmes realizimit të reformës zgjedhore. Në përfundim, senatori Cardin shprehu një vlerësim të veçantë për rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe atë personal të Metës për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Në vazhdën e vizitave të tij në SHBA, ka vijuar sot takimet në Komisionin Amerikan të Helsinkit me senatorin Ben Cardin në Washington. Meta vlerësoi punën e Komisionit Amerikan të Helsinkit, vëmendjen e SHBA në forcimin e demokracisë dhe sidomos vëmendjen e SHBA në kuadër të misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura