SHBA ndihmon për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë: Operacioni, në det të hapur

Nov 30, 2013 | 15:29
SHPËRNDAJE

Organizata për Mospërhapjen e Armëve Kimike ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara  te Amerikes janë ofruar për shkatërrimin e disa lendeve kimike më vdekjeprurëse të Sirisë.

“Qeveria amerikane do të kontribuojë  “teknologji shkatërrimi, mbështetje të plotë operacionale dhe financimi për të neutralizuar” armët”- ka thene ajo.

Sigrid Kaag, drejtuesja e ekipit të organizatës për Sirinë, tha se armët duhet fillimisht të transportohen nga disa qendra në mbarë vendin ne portin më të madh ne, Latakia.

“Të gjithë agjentet kimike të vulosur do të mbërrijnë në Latikia nga zona te ndryshme. Me pas do te transportohen ne anije nga vendet e tjere anetare qe do t’i dergojne aty, në parim do të jetë një anije amerikane. Nuk do te kryhet në ujërat territoriale të Sirisë”- ka thene ajo.

Kjo organizatë ka thënë se operacioni do të kryhej në një anije amerikane, sipas të gjitha gjasave në Detin Mesdhe.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka qenë nën presion për të gjetur një plan alternativ për shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë, pasi Shqipëria nuk ka mbështetur këtë operacion.

Siria është pajtuar për shkatërrimin e arsenalit të saj kimik, për të shmangur sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në territorin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura