SHBA, Meta mbyll vizitën,takon senatorin Wicker

Mar 31, 2012 | 13:23
SHPËRNDAJE

Në përfundim të vizitës së tij në Senatin Amerikan, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u prit nga Senatori Roger F. Wicker, anetar i Komisionit te Tregtise, Shkences dhe Transportit, Komisionit te Forcave te Armatosura, njekohesisht anetar i Komisionit Amerikan te Helsinkit.

Wicker vleresoi kontributin e forcave te armatosura shqiptare ne Afganistan si dhe progresin e bere nga Shqiperia gjate viteve te fundit, ndërsa të dy sabshku dhanë vlerësim për bashkëpunimin dhe alenacën mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Meta dhe Senatori Wicker diskutuan gjithashtu per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi, me theks te veçante ne shfrytezimin e pasurive minerare dhe potencialeve energjitike te vendit per investitoret amerikane.

Kreu i LSI-së, Meta vuri ne dukje progresin e bere ne kuader te projektit te Gazsjellesit Trans-Adriatik TAP, ndersa Senatori Wicker u shpreh se realizimi i ketij projekti do te ishte nje arritje e madhe per Shqiperine dhe per te gjithe rajonin.

Më tej, Meta dhe Senatori Wicker ndane mendimin se strategjia e shfytezimit te potencialeve ekonomiko-tregtare te Shqiperise, shoqeruar me integrimin e plote ne Bashkimin Evropian, eshte rruga me e sigurt drejt rritjes se mireqenies per te gjithe qytetaret shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura