SHBA – Japoni, rikonfirmohet aleanca dypalëshe

Apr 30, 2012 | 19:07
SHPËRNDAJE

Presidenti Obama pret sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin japonez Yoshihiko Noda, me të cilin pritet të ritheksojnë aleancën dy-palëshe, që gjatë viteve të fundit është dobësuar. Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për një numër çështjesh, përfshirë largimin e trupave amerikane nga baza ushtarake e Okinavës.

Sipas marrëveshjes së arritur për këtë çështje, rreth 9 mijë marinsa amerikane do të rivendosen në baza të tjera të Paqësorit, përfshirë Hawain, territorin amerikan të Guamit dhe Australine. Ende nuk është caktuar koha se kur do të ndodhë ky transferim.

Çështjet  e sigurisë pritet të jenë po ashtu temë e bisedimeve, sidomos shqetësimet për një provë të mundshme të bombës bërthamore, ose me raketë nga Koreja e Veriut. Temë e bisedimeve pritet të jetë edhe ekonomia, pjesëmarrja e mundshme Japonisë në Partneritetin e Transpaqësorit, një marrëveshje tregtare e 9 vendeve, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara. (Voa)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura