Sezoni turistik, Rama: Mbi 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill! Institucionet po punojnë për sigurinë

May 9, 2024 | 14:44
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot shifrat e turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit prill, ku numërohet mbi 800 mijë persona.

441288583_997076911787970_854027865712939802_n

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën më dije se këto shifra e çojnë në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më parë.

Ndër të tjera, kryeministri shprehet se institucionet po punojnë për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime.

Reagimi i Ramës

Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill duke i çuar në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më parë, teksa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura