Seria e vrasjeve të stilit mafioz, 5 viktima vetëm në 12 ditët e para të gushtit

Aug 13, 2019 | 19:46
SHPËRNDAJE

Ende pa kaluar dy javë nga muaji gusht, në vend janë shënuar pesë vrasje. Në tri raste prej tyre, mënyra e ekzekutimit tregon për vrasje të stilit mafioz.

Feriz-Bardhi-1-650x365

Më 1 gusht, u ekzekutua në qendër të qytetit të Durrësit, Feriz Bardhi. I riu me origjinë nga Tropoja u qëllua me breshëri para vilës që sapo kishte blerë. 39-vjeçari ishte person me të kaluar kriminale, pasi ishte arrestuar në Itali me kokainë.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje, tre persona mbetën të plagosur me armë pas një konflikti në Elbasan, ku shkak dyshohet një borxh i pakthyer.

Ndërsa më 6 gusht, në Vlorë u vra në një lokal në plazh, pronari i biznesit, Arben Beqiraj, si dhe u plagos djali dhe një kushëri i tij.

arben-beqiri

Më 8 gusht, në Selenicë u gjet i ekzekutuar me 7 plumba pistolete Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikola Ikonomi. Ai rezultonte person i dënuar për trafik droge dhe dyshohet se ngjarja ka lidhje me prishjen e pazareve.

Dilaver Tozaj

Kurse një ditë më parë, janë shënuar dy vrasje.

Mëngjesin e 12 gushtit, në afërsi të Fierit, u gjet i vrarë me thikë dhe i hedhur në kanal Florian Selimi, 23 vjeç.

flori-selimi2

Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit u vra Armando Gjini, i njohur edhe me ermin Tonin Gjini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura