Serbia kërkon lirimin e Ivanoviç, u arrestua për krime lufte

Jan 31, 2014 | 13:36
SHPËRNDAJE

Zyrtarët serbë kanë kërkuar lirimin e politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviç, i cili mori 30 ditë paraburgim pasi EULEX-i e konsideron të dyshuar për krime lufte dhe krime pas luftës. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në një konferencë për shtyp se i ka shkruar shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Katerin Ashton, mbi këtë rast, ku kërkon disa sqarime. Sipas tij, ky arrestim rëndon situatën, pasi humbet besimi i serbëve të Kosovës. “Si është e mundur që dikush që ka kryer krime të tilla për të cilat flitet, lëviz lirshëm në tërë territorin e Kosovës e Metohisë, më shumë se të gjithë ne? Bisedon me përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët e respektonin? Flet me serbët, me shqiptarët dhe pastaj në mbrëmje, para zgjedhjeve, arrestohet?! Ne mendojmë se është me rëndësi për shkak të paqes e stabiliteti, besimit në mes të serbëve dhe BE-së, por edhe Serbisë që Ivanoviç të lirohet”, ka deklaruar Vuçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura