Serbët kërcënojnë: Do bllokojmë rrugët në Veri

Jul 31, 2013 | 9:25
SHPËRNDAJE

Policët e Kosovës patrullojnë në urën në lumin Ibër ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës
Vazhdon te jete e bllokuar rruga ne fshatin Rudare. Nderkohe, serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës, që kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq, kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personave të arrestuar Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri.

Të Hënën në Rudarë, pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës kanë arrestuar personat Sllobodan Repiq, lidhur me plagosjen e një serbi që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në Dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviq, për shkak të armëmbajtjes pa leje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura