Serbët e veriut s’merren vesh me Beogradin

Apr 30, 2013 | 15:36
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i serbëve të veriut të Kosovës me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçic dhe Aleksandar Vuçiq.

Serbët kanë kërkuar nga zyrtarët në Beograd që të vlerësohet kushtetutshmëria e Marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj të mbahet referendumi.

Pritjet kanë qenë që serbët e veriut të deklarohen nëse përkrahin mbajtjen e referendumit rreth Marrëveshjes me Kosovën dhe nëse do të pranojnë zbatimin e saj, po qe se referendumi del pozitiv.

Takimi i radhës është caktuar për 7 maj, raportojnë mediat serbe. Në takimin e sotëm nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura