Selia e Sekretariatit të Fondit të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri

Oct 31, 2014 | 11:37
SHPËRNDAJE

Selia e Sekretariatit të Fondit të Ballkanit Perëndimor do te vendoset në Shqipëri. Vendimi eshte marre gjate takimit te vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, ku ishte i pranishem edhe ministri yne i Jashtem, Ditmir Bushati.

Ministria e Jashtme njofton se gjatë takimit diskutimet u përqendruan në tre tematika: 1) Shteti Ligjor, 2) Qeverisja e mirë dhe transparenca dhe 3) Bashkëpunimi rajonal.

Në fjalën e tij Ministri theksoi se: “Riorganizimi i Komisionit të ri që vendos Përfaqësuesen e Larte për Politiken e Jashtme dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit në krye të drejtimit dhe koordinimit të Politikës së Jashtme dhe Zgjerimit si dhe Paketa e Zgjerimit 2014 kanë rritur fokusin mbi zgjerimin si një projekt gjeostrategjik politik”.

Në përfundim të takimit vendet anëtare të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor mirëpritën vendimin për vendosjen e selisë së Sekretariatit të Fondit të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. “Kjo është hera e parë që në Shqipëri vendoset selia e një organizate rajonale, dëshmi e një kontributi në rritje të vendit tonë në drejtimit të politikave të bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”- njofton MJ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura