Selanik, ish-kreu i Bashkisë dënohet me burgim të përjetshëm

Feb 28, 2013 | 12:58
SHPËRNDAJE

Ish-kreu i Bashkisë së Selanikut, Greqi, ka marrë dënimin me burg të përjetshëm edhe në Gjykatën e Apelit, për akuzën e përvetësimit të fondeve. Bëhet fjalë për miliona euro që janë marrë nga fondi publik për qëllime personale nga ish-kreu i Bashkisë së Selanikut, Vasilis Papageorgopulos dhe ish-sekretari i Përgjithshëm dhe ai i Thesarit, Mihalis Lemusias dhe Panajotis Saksonis. Për Papageorgopulos, gjykata konfirmoi akuzën për bashkëpunim të përsëritur në përvetësim fondesh dhe mosveprim, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij akuzohen për përvetësim fondesh, si dhe pastrim parash. Papageorgopulos mohoi përfshirjen në këtë çështje. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij u dënuan me dhjetë dhe 15 vjet burg. Papageorgopulos ishte deputet i Demokracisë së Re dhe ka qenë në krye të Bashkisë së Selanikut për 3 mandate rresht. Bashkiaku aktual ka kërkuar kthimin e fondeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura