Reforma territoriale, Xhepa: E rëndësishme, PD ta mbështesë. Basha: Konsensusi, kusht kryesor

Jan 31, 2014 | 13:20
SHPËRNDAJE

TIRANË- Ish deputeti i PD-së, Selami Xhepa, duke pranuar rëndësinë që ka reforma territoriale administrative ka thënë se PD-ja duhet ta mbështesë atë. Deklarata është bërë gjatë tryezës së organizuar nga PD-ja me pjesëmarrjen e biznesit me temë ‘Ku po shkon ekonomia’.

“Reforma territoriale duhet të kryhet dhe PD ta mbështesë, por kjo reformë duhet të shoqërohet me reforma reale të decentralizimit të pushtetit vendor, të jetë instrument për të mundësuar autoritetet lokale për më shumë mundësi dhe jo vetëm për ndryshimin e hartës”- tha ai.

Pas tij, edhe kreu i dhomës së Tregtisë, ka theksuar gjithashtu rëndësinë për këtë reformë. Pas tyre, kreu i PD-së, Basha ka deklaruar prerë se opozita është pro reformës, por ka theksuar se për këtë duhet konsensus, pa të cilin reforma do të ishte përjashtuese dhe e pasuksesshme.

“Kemi insistuar e do e bëjmë akoma për respektimin e një parimi konsensusi, pa të cilin nuk do të ketë sukses. Reforma ndryshe do të ishte përjashtuese, ne nuk i ikim parimit të konsensusit, mirëpresim sugjerimet tuaja dhe presionin tuaj ndaj maxhorancës për të kuptuar se konsensusi nuk është luks por domosdoshmëri”- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura