Sekui: Urova Bashën, duam opozitë të fortë dhe moderne

Jul 31, 2013 | 12:56
SHPËRNDAJE

Në përfundim të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, u shpreh se Brukseli kërkon një qeverisje që mirëfunksionon, por edhe një opozitë të fortë e moderne. “Erdha këtu për të uruar z. Basha në zgjedhjen e tij si kreu i Partisë Demokratike. Doja ta uroja personalisht dhe të shprehja urimet e mia për një punë të mirë. Tani z. Basha ju bëri një pasqyrim të Partisë Demokratike, ndërsa unë do të bëja një përshkrim të Bashkimin Europian. Do të doja të thosha gjithashtu se ne besojmë që në mënyrë që të bëjmë progres në rrugën drejt Bashkimit Eurpian, dy gjëra janë të rëndësishme: qeverisje të fortë që mirëfunksionon dhe europiane, gjithashtu edhe një opozitë të fortë, moderne dhe që funksionon mirë”, u shpreh Sekui. Diplomati i Bashkimit Europian vuri theksin te përfundimi i procesit zgjedhor dhe kalimi normal i kompetencave. Sipas tij, kjo është e rëndësishme edhe për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Ashtu siç kam rithënë, statusi i vendit kandidat është i arritshëm brenda dhjetorit. Kjo është ripërsëritur edhe nga Brukseli. Dje Presidenca lituaneze ka shprehur të njëjtën gjë në lidhje me statusin e Shqipërisë. Çka është e rëndësishme që të arrihet, është që të ekzistojnë përpjekje të përbashkëta nga të gjitha forcat politike. Bashkimi Europian pa dyshim është i gatshëm të asistojë në këtë proces, me kusht që procesi dhe reformat të Mbyllja e procesit të ankimimeve dhe shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve është komentuar dje edhe nga kreu në detyrë i prezencës së OSBEsë, Robert Wilton. Në përfundim të takimit me avokatin e Popullit ai tha se “jam duke pritur raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve. Shpresoj që të merret seriozisht, të gjitha institucionet të respektojnë këto përfundime dhe ligjin. Shpresoj për një proces që të mbyllet me stabilitet dhe pranim të rezultatit nga të gjitha palët”. vijojnë më tej”, u shpreh më tej Sekui. Diplomati i BE-së foli gjithashtu edhe për përmbylljen e procesit zgjedhor në vend. “Ashtu siç e kam thënë dhe kolegët e tjerë e kanë thënë po ashtu, për shembull kolegu italian, ambasadori Galliani, është e rëndësishme të kemi një përmbyllje në kohë, normale të procesit elektoral. Ne jemi në stinën e verës, vera nuk do të zgjasë shumë, ndonjëherë është edhe nxehtë dhe nuk kemi shumë kohë përpara raportit të progresit në tetor dhe takimit të Këshillit të Europës në dhjetor. Pra, çfarë mund të ndihmojë për një përfundim normal të procesit elektoral është e rëndësishme”, tha ambasadori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura