Sekui tek ish të burgosurit, një prej tyre lë grevën

Sep 30, 2012 | 12:26
SHPËRNDAJE
Te burgosurit politik ne greve urie

Në ditën e tetë të grevës së tyre të urisë, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui ka vizituar 20 të burgosurit politikë.

“Kam besim se ky problem i trashëguar do gjejë zgjidhje. Qëllimi im është të njihem me problematikën dhe kërkesat”, tha ambasadori.

Një ditë më parë grevistët iu drejtuan ambasadave në vendin tonë, që të bëjnë presion mbi qeverinë për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Sekui i është përgjigjur i pari ftesës, ndërsa theksoi se gjithsesi greva e urisë nuk është zgjidhje për çështjen e tyre..

“I bëjmë thirrje të gjithë Ambasadave dhe Përfaqësive të Huaja Diplomatikë, Shoqatave të të Drejtave te Njeriut, etj për të ushtruar presionin e tyre pozitiv mbi këtë qeveri neo-komuniste që është e gatshme për të na flijuar përsëri dhe për të na mbyllur gojën njëherë e mirë”,- thuhet në deklaratën e e shpërndarë për mediat nga grevistët.

Sipas grevisteve, qeveria per te cilen “ata kane dhënë gjakun dhe vitet e rinisë, që jemi djegur dhe përcëlluar burgjeve të tmershëm të diktaturë (sikunder lexohet ne deklarate) duhet  t’u plotësoje kushtet minimale për të jetuar.

Ndërkaq një prej grevistëve, Llazi Koçi, 56 vjeç u detyrua të linte grevën paraditen e sotme, per shkak te gjendjes se tij te renduar shendetesore.

Pas marrjes se ndihmes se shpejte ne QSUT,  Koçi është shprehur se do t’i rikthehet gvreves, pasi nuk do te largohet prej aty pa ia arritur qellimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura