Sekui, politikës: Shqiptarët duan BE, plotësoni reformat

Feb 29, 2012 | 11:26
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui ka kerkuar nga politika shqiptare te ece bashke me endrren e shqiptareve per integrim.

Gjate konferences ne Kuvendin e Shqiperise, ne kuader te projektit te binjakezimit, Sekui kujtoi se 99% e shqiptareve jane shprehur pro integrimit dhe per kete duhet te behen gjithe reformat e kerkuara nga BE.

“Për të pasur ecuri në këtë objektiv ndërkombëtar do doja të citoja Stefan Fyle, që thotë se integrim do të thotë transformim, integrimi është kalimi në një demokraci të qëndrueshme. Së bashku me shqiptarët ne po punojmë me grupin e punës që po punon për reformën zgjedhore dhe rregulloren e parlamentit si dhe ligjet që kërkojnë ligjet me 3/5. Për të parë hapat konkret të Shqipërisë në BE”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura