Sekuestrohen kartmonedha false, 4 të arrestuar

Feb 28, 2013 | 20:01
SHPËRNDAJE

TIRANE- Katër persona të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim është bilanci i operacionit të koduar “Euro” nga Krimi Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Këta persona akuzohen për falsifikim të kartmonedhave.

Policia tha se është sekuestruar shuma prej 30 mijë euro dhe shuma e parave valutë shqiptare prej 2 milion të vjetra, ndërsa në pranga kanë rënë këta persona, Klodian Petrit Ceka, 28 vjec, Florijan Jashar Qatibi, 27 vjec, Besjan Ilir Cici, 25 vjec,  Stefano Mark Gjonej, 22 vjec, të gjithë banuers në Tiranë.

Operacioni u shtri në afërsi të rrugës Bardhyl në Tiranë, sot në orën 16.00’ dhe erdhi si pasojë e një periudhe 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për t’u vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë prodhuar dhe hedhur në qarkullim kartmonedha Euro dhe Valutë shqiptare të falsifikuara.

Policia theksoi se vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura