Seks treshe dhe kokainë, kapen në një hotel në Tiranë, minorenia: Paratë i’a jepja vjehrrit dhe vjehrrës

Jun 2, 2015 | 7:33
SHPËRNDAJE

Një prostitutë 17-vjeçare dhe dy klientët e saj 34-vjeçarë janë kapur në flagrancë nga agjentët e Policisë, mesnatën e 25 nëntorit 2014, në dhomën e një hoteli pranë mbikalimit të Kasharit. Minorenia ishte nën vëzhgimin e Policisë, kur ishte përcjellë nga vjehrri i saj M.B., drejt një lokali nate, ku kishte takuar klientët.

Gjykata e Tiranës

“Së bashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit nr.6, është hyrë te dhoma dhe janë gjetur tre personat të zhveshur lakuriq në vaskë. Janë identifikuar si shtetasit P.B., 17 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç. Është vënë re se në tavolinë kishte gota me alkool, si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë, dy kartëmonedha 1000-lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve. Në momentin kur është hyrë në dhomë, shtetasi E.R., ka marrë pjatën dhe e ka hedhur në drejtim të vaskës. Më pas iu është thënë të visheshin. Minorenia P.B., ka shpjeguar për Policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë”, përshkruhej ndërhyrja e Policisë në vendimin e Gjykatës, që fajësoi tre “protagonistët” për akuzën e “prostitucionit”.

Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë në Gjykatën e kryeqytetit, e mitura është dënuar me 4 muaj burg. Gjykata pezulloi dënimin e saj me burg dhe e la me liri me kusht për një periudhë 18-mujore. Dy klientët, të pandehurit E.R., dhe E.H., janë dënuar me nga 9 muaj heqje lirie.

RREFIMI I PROSTITUTES
Gjatë hetimeve, 17-vjeçarja ka rrëfyer se prej dy vitesh është braktisur nga familja e saj dhe është strehuar në banesën e të dashurit të saj. Gjatë kësaj kohe, ajo ka ushtruar prostitucion, të cilën e konsideronte si punë dhe me paratë që fitonte ka shpërblyer familjen e të dashurit. E pyetur në prani të avokatit dhe të psikologut, minorenia P.B. ka rrëfyer si i jepte para vjehrrit dhe bashkëshortes së tij.

Sipas saj, punën si prostitutë e ka nisur vite më parë, duke u influencuar nga shoqet e veta, si dhe ka treguar dhe raste të tjera të prostitucionit të kryer në ambiente të ndryshme. “Ajo thotë se familja e të pandehurit M.B. ka dijeni që ajo ushtron prostitucion, por në asnjë rast ata nuk i kanë siguruar klientë apo ambiente ku ajo të ushtronte prostitucion. Kontaktet me klientët ajo i vendoste vetë nëpërmjet telefonit”, citohej deklarimi i minorenes në vendimin e Gjykatës. 

ARMAND BAJRAMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura