Sejdiu: Refuzuam presionet për të pranuar 1244

Feb 29, 2012 | 13:58
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- “Presione për të pranuar 1244-shin, ka pasur edhe më herët, por ato nuk janë pranuar”, ka deklaruar ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu.

Gjate nje interviste per “Rubikon” në KTV, ai ka pranuar se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës nuk është më e mira, por ka shpresë në mbajtjen e zotimeve të vendeve mike të Kosovës.

Sipas tij, dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë, krahas nismës së studimit të fizibilitetit për Kosovën në prag të MSA-së, nuk janë shpërblime të të njëjtit nivel.

Ai ka thënë se në marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale mund te nxirrej edhe më shumë.

Megjithatë, Sejdiu ka përmendur presionin ndërkombëtar që, shpeshherë, në prag të ngjarjeve të rëndësishme për vendin ka dalë në pah.

Ai ia ka hedhur një pjesë të fajit edhe koalicionit qeverisës për moskomunikimin e duhur me spektrin politik kosovar dhe mosnxjerrjen e një qëndrimi të përbashkët.

Sejdiu ka folur rreth edhe procesit të reformave në LDK, duke ka thënë se është krijuar një strukturë e mbyllur partiake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura