Seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, Vuçiç: Vendimi për dinarin vështirësoi jetën e serbëve në veri

Apr 22, 2024 | 16:55
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në Nju Jork, se serbët në Kosovë po vazhdojnë të përballen me ngacmime dhe forma të ndryshme të dhunës nga autoritetet, por pa ofruar dëshmi.

Ai i ka bërë këto deklarata në  seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Kosova përfaqësohet në këtë takim nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Përgjatë fjalimit të tij, presidenti serb e ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjeje me Kosovën, me ndërmjetësim të BE-së, më 2013, dhe sipas tij, janë bërë “11 vjet të premtimeve të pambajtura dhe arsyetimeve, dhe paaftësisë së BE-së për t’i lëvizur gjërat”.

Kur ka folur për çështjen e dinarit, presidenti serb ka thënë se vendimi i Prishtinës zyrtare ua ka vështirësuar përditshmërinë serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë.

Jetesa për komunitetin serb në veri të Kosovës është bërë e pamundur. Ka një presion të vazhdueshëm kundrejt qytetarëve serbë. Persekutimi i tyre nga qeverisja e vetme në Kosovë, më duhet të kujtoj që Kurti po persekuton serbët.”, ka thënë Vuçiç.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura