Sarkozi: “Jo për fushatë”, vrasjet e Toulousës, si 11 shtatori

Mar 31, 2012 | 13:31
SHPËRNDAJE

Presidenti francez u gjykua totalisht disproporcional, pasi krahasoi tri vrasjet në Toulouse këtë muaj për impaktin e tyre psikologjik në popullsi, njëlloj si 11 shtatori për SHBA-të.  Deklarata e Sarkozisë është konsideruar si një thënie fushate tri javë para zgjedhjeve presidenciale, por Sarkozi mohoi të ketë përdorur këtë tragjedi për fushatën e tij zgjedhore. “Ajo që ne duhet të kuptojmë është se trauma e Montaubanit dhe Toulousës është e thellë për vendin tonë, paksa si, nuk dua të krahasoj tmerret, por paksa si trauma që pasoi në SHBA dhe Nju Jork pas sulmeve të 11 shtatorit 2001”, tha ai për radion “Europe 1”. Dje, agjentët e shërbimeve sekrete arrestuan 19 persona si të dyshuar për politika ekstremiste. Ata ishin 16 burra dhe tri gra, të cilëve u janë gjetur armë në disa qytete të Francës, përfshirë Toulouse. Arrestimet ndodhën një ditë pasi frankoalgjeriani u varros jashtë Toulousës, pasi Algjeria e refuzoi trupin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura