Sao Tome njeh Kosovën, vendi i 14 për ’12

Dec 31, 2011 | 12:01
SHPËRNDAJE

Viti 2011 po përmbyllet me një njohje të re për Kosovën, e cila erdhi nga shteti Sao Tome, duke arritur në 14 numri i shteteve që e kanë njohur vendin tonë këtë vit.

Njohjen e ka konfirmuar për “Klan Kosova” zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Nota verbale për këtë njohjen nga ky shtet pritet të arrijë ditëve në vijim. Sao Tome është shtet afrikan, që përbëhet nga dy ishuj dhe ka rreth 500 mijë banorë.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale.

Sao Tome bëhet shteti i 86 që njeh Republikën e Kosovës. (express)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura